Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me gazetarët që po mbahet ditën e sotme tha se janë 128 kantiere të hapura në vend, të cilat do të garantojnë 24 orë ujë të pijshëm në 52 zona urbane të vendit në vitin 2021.

Rama ka theksuar se për vitin 2021 janë investuar 52 milionë euro, ndërsa të huaja 46 milionë euro, duke zëvendësuar ato të degraduara.

“70 kantiere të tjera për të garantuar 24 orë furnizim me ujë. Vihet re që rrjetet e trashëguara janë të ndërtuara në vitet 60-70, as në vitet e komunizmit nuk është garantuar furnizimi me ujë 24 orë për të gjithë popullsinë. 25 vjet pas rënies së komunizmit kemi filluar të kemi një sistem furnizimi me ujë.

Duhet të shkojmë më tutje, drejt radikalizmi. Investimet janë 514 milionë euro, ku 202 mln janë nga shteti dhe pjesa tjetër janë të huaja. Vetëm në rrjetin e ujësjellësit është investuar 44 mln euro dhe 30 mln nga financimet e huaja. Në vitin 2021 janë investuar 52 mln euro, ndërsa të huaja 46 euro, sa i përket ujësjellësve nga trashëgimia nuk ka vetëm  se rrjete të degraduara. Ka 23 zona urbane me 24 orë furnizim me ujë nga Bilishti në Tropojë. Deri në vitin 2021 furnizimi do të jetë një realitet për të gjitha zonat urbane të Shqipërisë. Ndryshimi është i ndjeshëm kudo tërësisht i pamjaftueshëm me objektivin dhe në raport me kërkesën e të gjithë popullatës dhe për këtë arsye është themelore që të vazhdojmë punën për të plotësuar të gjitha kornizat e prioriteteve të vendosura që në krye të herës. 128 kantiere janë në punë tani që flasim, pavarësisht gjithë vështirësive ekstra që na është dashur që të përballojmë, tërmetit dhe flamës që ka prekur gjithë botën. Ekonomia shqiptare duhet të rritet, duhet të vazhdojmë të investojmë fuqishëm dhe këto nuk janë qëllim më vete dhe nuk janë vetëm mundësi punësimi të ardhurash, duke filluar nga rrugët tek shtëpitë që rindërtohen por janë burime ekonomike të reja të familjeve dhe për të ardhmen e vendit”, tha Rama.

VERITAS.COM.AL/