GJKKO çeli procesin gjyqësor ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. A2 CNN raporton se gjykimi ndaj ish-zv.kryeministrit zhvillohet në mungesë.
Para mbrojtësit të tij, Henrik Ligori, prokurori Elvin Gokaj, lexoi para gjyqtares kërkesën për gjykimin duke parashtruar se procedimi në fjalë është regjistruat në 2022, pas kallëzimit të njeë qytetari, mbi procedurën e privtizimit të shoqërisë “Buka Sh”, raporton A2 CNN.
Sipas SPAK, Ahmetaj ka firmosur një urdhër për privatizimin e firmës edhe pse kishte disa vendime gjyqësore që e ndalonin këtë gjë.
Gjatë seancës, gjykata relatoi një shkresë të Interpol, sipas të cilit Ahmetaj ndodhet në Zvicër, vend ku Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një shkresë për ekstradim, shkruan A2 CNN.
Me tej Interpol i ka bërë me dije gjykatës se nuk ka dijeni mbi ecurinë e procedurave dhe vendndodhjen e sakte të tij.
Komente