Gjykata e Posaçme ka vendosur të dënojë më 10 vite burg Lefter Kokën, ish-ministrin e Mjedisit, të shpallur fajtor për Mjedisit për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “pastrimit të parave” në lidhje me inceneratorin e Fierit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 6 vite e 8 muaj burg.
Lefter Koka: 10 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 6 vite e 8 muaj
Alqi Bllako: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
Klodian Zoto: 12 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 8 vite burg
Arben Dervishaj shpallet i pafajshëm
Arjola Kodra shpallet e pafajshme
Pellumb Abeshi: 3 vite e 6 muaj burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite e 4 muaj burg
Florian Muçaj: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite burg
Azem Shatëri: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite burg
Erjon Murataj: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite burg
Sabina Cenameri: 3 vite burg (pezullim dënimi, për shkak se ka një fëmijë të mitur)
Loran Dusha: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 4 vite e 8 muaj burg
Arbër Denizi: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 4 vite e 8 muaj burg
Juri Imeraj shpallet i pafajshëm
Regan Merdani: 3 vite burg (pezullim dënimi)
Gentian Zifla: 3 vite burg (pezullim dënimi)
Koka kishte kërkuar pafajësi dhe drejtësi të pandikuar në Gjykatën e Posaçme për akuzat kundër tij për inceneratorin e Fierit. Ai i konsideroi akuzat absurde dhe të bazuara në mendime personale të ish-drejtuesve të LSI.