Kryeministri Edi Rama u pyet për rastin Balluku në konferencën për shtyp të përbashkët me komisioneren e zgjerimit të BE, Marta Kos.

Rama: Nëse Shqipëria sot i ka hapur gjithë kapitujt për anëtarësim, ndër disa arsye themelore është edhe fakti se Shqipëria po lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Padiskutim që sot edhe fakti që mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtje lidhet me një epokë të re ku kemi hyrë dhe në këtë epokë të re Shqipërinë e ka futur kjo shumicë qeverisëse me mua në krye.

Sa i përket rastit konkret dua të them 3 gjëra. Së pari pavarësia e gjyqësorit nuk është as slogan, as manovër politike dhe as eksperiment i përkohshëm. Por është një shkëputje historike nga e kaluara. Dhe e realizuar vetëm në vitet e fundit, kjo pavarësi ka sjellë risi absolute në jetën insitucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga një fakt i pamohueshëm varrosja e kulturës 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmërisë. Por ka shfaqur edhe dobësi të natyrshme të një pushteti krejt ë ri, fëminor për nga mosha dhe reflekse të vjetra antidemokratike.

Së dyti dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thejsht për ne këto reflekse të vjetra të trupave të reja speciale, për ne dhe mua personalisht mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte për cdo qëndrim nga ana jonë sepse sic thotë një fjalë e mençur që më pëlqen shumë, kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë.

Do të kërkojmë mbrojtjen e funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia, në Gjykatën Kushtetuese. Këta jemi ne. Ky jam unë. Dhe kështu do jetë deri në fund, sa kohë që unë kam privilegjin të udhëheq Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme është prioriteti ynë absolut.Vijon

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *