Pas ndarjes së dosjes në 2 pjesë, Gjykata e Posaçme mbajti sot seancën e parë gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe 18 të bashkëpandehurve.

Veliaj dhe të tjerët do t’i nënshtrohen në këtë proces një gjykimi të zakonshëm, nën drejtimin e një tresheje të kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri. Kryebashkiaku Veliaj kishte zgjedhur të mos paraqitej në proces, ku u përfaqësua me avokat. Gjatë Apelit të palëve gjykata konstatoi mungesën e avokatëve për 5 nga të pandehurit.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca pretendoi se kryebashkiakut i mungojnë 24 fashikuj nga dosja e SPAK. Po sipas avokatit, as ai dhe as klienti Veliaj nuk është njohur me provat digjitale. Avokati i kërkoi gjykatë të zgjidhë këto çështje.

Prokurori Ols Dado tha se 24 fashikujt e pretenduar nga avokati janë aktet e njoftimit të akuzës ndaj të pandehurve, janë akte të të pandehurve të tjerë. Për shkak të mungesës së avokatëve gjykata vendosi të ndërpresë seancën dhe ta shtyjë për më 10 qershor, si edhe pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *