Në GJKKO, shtyhet seanca gjyqësore për ish presidentin Ilir Meta. Seanca e radhës mbahet në datë 26 qershor, ndërkohë që Prokuroria do të dorëzojë në Gjykatë fashikuj të tjerë hetimor.

Meta nuk ishte personalisht në seancën e GJKKO, por u përfaqësua nga avokati i tij, Kujtim Cakrani. Presidenti i PL kërkonte lirinë pasi ka qëndruar për gati 8 muaj në masën e sigurisë arrest me burg, shkruan A2.

Para mediave, avokati Cakrani u shpreh: “Sot prokurori ka kërkuar që akuza e lobimit nuk qëndron më. Ky është një lajm që e ka sjellë prokurori sot. Seanca u shty sepse unë kërkova që të njihem me aktet që ka sjellë prokurori. Unë i thashë gjyqtarit që jam avokati i Metës, as i Kryemadhit dhe as i vjehrrës. Të gjithë ata u përmendën, vetëm Ilir Meta jo. Kartën e ka përdorur bashkëshortja e zotit Meta, nuk ka dalë asnjë llogari bankare në emër të zotit Meta”.

“Pasuritë e ish-Presidentit Meta janë zero. Të shkojnë në Hënë se mbase gjejnë ndonjë pasuri atje. Nga kërkimet që ka bërë SPAK në Shqipëri, në BE, SHBA… ka bërë letër-porosi dhe Meta nuk posedon as pasuri të luajtshme, as të paluajtshme. Po bëhet një inkuizicion ndaj Presidentit të PL, për këtë duhet të shqetësoheni sepse ka 8 muaj në paraburgim”, shtoi Cakrani. (

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *