TIRANË-Gjyqësori rrëzon ‘grushtin e shtetit’ që pretendoi Ilir Meta. Ditën e sotme Gjykata Administrative e Tiranës ka pushuar çështjen e ngritur nga Fryma e Re Demokratike, që kundërshton lirimin e ambienteve në pronësi të Bashkisë së Tiranës, çështje e cila u shfrytëzua nga Presidenti Ilir Meta për të hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, e cila sipas tij me këtë sjellje po bënte një ‘grusht shteti’.

Gazertari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar procesverbalin e seancës.  FRD ka kërkuar të sigurohet padia për të bllokuar lirimin e zyrave. Më pas vetë FRD është tërhequr dhe ka kërkuar shtyrjen e seancës por ishte gjyqtari Emiljano Ruli qe nuk e ka pranuar.  Disa orë më vonë vetë FRD ka çuar një tjetër padi për të shqyrtuar çështjen në themel. Një strategji për të siguruar koha. Shkalla e parë është fituar nga Bashkia Tiranë.

 

VERRITAS.COM.AL