Gjykata e Tiranës ka dënuar ‘për shpifje’ ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku. Dënimi ndaj saj është një gjobë prej 300 mijë ( 3 milion) lekë që duhet të paguajë Tabaku.
Gjykata i ka vendosur edhe një kusht: deputetja Tabaku duhet të përgënjeshtrojë në ‘Facebook’ deklaratën e saj të bërë më 25.10.2018.
Po ashtu bëhet e ditur se shpenzimet e gjyqit i ngarkohen palës së paditur. Kujtojmë se padia ndaj Tabakut u depozitua në Gjykatën e Tiranës pas deklaratave të saj në lidhje me miratimin e ligjit të lojërave të fatit, ku ajo e ka akuzuar për ‘lidhje kriminale’.
Veritas.com.al/