Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të jenë ndaluar për t’u marrë në pyetje me dyshimin për cenimin e rendit kushtetues.

Gjykata konfirmoi për mediat në Kosovë se ka urdhëruar paraburgimin e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviç dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç, shkruan A2 CNN.

Ata dyshohen për goditje ndaj rendit kushtetues, një vepër penale sipas Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës, që parashikon një dënim me burg deri në pesë vjet dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare.

Kodi i Procedurës Penale i Bosnjës parashikon mundësinë e lëshimit të urdhrit për sjellje të detyruar për të dhënë deklaratë, në rast se një person i thirrur në institucionet gjyqësore nuk pranon të paraqitet vetë. Nëse kjo nuk është e mundur, hapi tjetër është lëshimi i fletarrestit kombëtar.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *