HAGË- Të katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar në Hagë. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Gjykata Speciale ka shpallur verdiktin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit. . Një vendim që trondit Kosovën dhe shënon një nga momentet më të rëndësishme të këtij procesi të gjatë.

Ora 11:41 Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale

Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Dënimi është bërë i ditur gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

është bërë i ditur gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ora 11:40 Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale

Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Dënimi është bërë i ditur gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ora 11:40 Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale

Jakup Krasniqi është dënuar me **25 vjet burgim** nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Vendimi është bërë i ditur gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ora 11:37 “Hashim Thaçi, 25 vite burg”, Gjykata: I pafajshëm për krime lufte

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ora 11:00 Specialja: Katërshja e UÇK-së kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës

Kryegjykatësi, Charles Smith ka thënë se trupi gjykues ka konstatuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës. Ai tha se objektivat e ushtarëve dhe katërshes së UÇK-së ishin që Kosova të ishte e pavarur. “Trupi gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit dhe personat e tjerë në udhëheqjen e UÇK-së, kishin dy objektiva, Pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik dhe institucional mbi atë që shpresonin se do të kishte një Kosovë të Pavarur”, tha Smith.

Ora 10:55 Trupi gjykues: U vërtetuan trajtimi mizor dhe tortura

Trupi gjykues konstatoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë kryerjen e krimeve të luftës të trajtimit mizor dhe torturës ndaj disa personave në Kosovë dhe në dy qarqe të Shqipërisë. Trupi gjykues konstatoi se, ndërmjet prillit të vitit 1998 dhe qershorit të vitit 1999, në 12 komuna të Kosovës dhe në Shqipëri, pjesëtarë të UÇK-së kryen veprime që çuan në vrasjen e 96 personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Gjykatësi Charles Smith po paraqet konstatimet e trupit gjykues lidhur me akuzën për vrasje të paligjshme si krim lufte. Trupi gjykues konstatoi se, ndërmjet prillit të vitit 1998 dhe qershorit të vitit 1999, në 12 komuna të Kosovës dhe në një rreth në Shqipëri, pjesëtarë të UÇK-së kryen veprime që çuan në vrasjen e 96 personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Gjykatësi Charles Smith po paraqet konstatimet e trupit gjykues lidhur me akuzën për vrasje të paligjshme si krim lufte.

Ora 10:49 Trupi gjykues: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së  paku 385 personave

Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave. Gjykatësi Charles Smith po vazhdon të paraqesë konstatimet e trupit gjykues për krimet e pretenduara në aktakuzë. Trupi gjykues konstatoi se shumë të ndaluar ishin rrahur deri në atë masë sa nuk ishin në gjendje të qëndronin në këmbë, ndërsa disa kishin humbur jetën si pasojë e rrahjeve nga pjesëtarë të UÇK-së. Sipas gjykatësit Smith, të ndaluarve u ishin shkaktuar gjithashtu vuajtje psikologjike.Shumë dëshmitarë, tha Smith, kanë treguar për pasoja afatgjata të keqtrajtimit, përfshirë depresionin dhe problemet me gjumin.

Ora 10:44 Specialja: Nuk pati krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konstatuar se Prokuroria e Specializuar nuk ka arritur të dëshmojë ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, si një nga kushtet për konstatimin e krimeve kundër njerëzimit.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, kryetari i trupit gjykues, Charles L. Smith III, tha se provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk e kanë vërtetuar këtë element të akuzës.

Ora 10:32  Vendimi historik për Kosovën/ Smith nga salla e gjyqit: Procesi nuk lidhet me legjitimitetin e UÇK-së
Pak para vendimit, kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Speciale, Charles Smith III, ka thënë se çështja nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së, por vetëm me akuzat që rëndojnë mbi Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin. Siç tha ai, kjo çështje ka të bëjë vetëm me atë se a janë kryer krimet e pretenduara në aktakuzë dhe a mund të mbahen përgjegjës të akuzuarit për ato. “Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve. Çështja ka të bëjë vetëm me faktet dhe rrethanat që lidhen me akuzat kundër të akuzuarve në këtë çështje gjyqësore. Kjo çështje nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur. Nuk ka të bëjë me vlerësimin e veprimeve të njërës palë kundër palës tjetër. Nuk ka të bëjë me krimet që padyshim forcat dhe paramilitarët serbë kryen kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo çështje ka të bëjë vetëm me atë se a janë kryer krimet e pretenduara në aktakuzë dhe a mund të mbahen përgjegjës të akuzuarit për ato”, tha Smith.

Ora 10:30 Trupi gjykues nis paraqitjen e konstatimeve, Smith flet për rolet e të akuzuarve gjatë luftës

Pas përmbledhjes së procesit, kontekstit historik dhe roleve të katër të akuzuarve, gjykatësi Charles Smith ka nisur paraqitjen e konstatimeve të trupit gjykues. Kjo pjesë e aktgjykimit përmban vlerësimet dhe përfundimet e gjykatës mbi provat dhe pretendimet e paraqitura gjatë procesit. Gjykatësi Charles Smith po paraqet të kaluarën dhe pozitat që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbanin gjatë viteve 1998 dhe 1999. Kjo pjesë e përmbledhjes trajton rolet dhe funksionet e tyre brenda UÇK-së gjatë periudhës që mbulohet nga aktakuza.

10:00: LIVE/ Kosova mban frymën. Nis seanca historike në Hagë, pritet vendimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Ka nisur seanca përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë ndaj tyre.

Seanca është e hapur për publikun dhe po transmetohet përmes platformave të Dhomave të Specializuara, me një vonesë prej dhjetë minutash. Transmetimi po bëhet në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përballen me akuza për gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër pika për krime lufte.

Të katër ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm ndaj të gjitha akuzave.

Ora 10:00 “Në emër të popullit, shpallen të PAFAJSHËM”, qindra qytetarë në Prishtinë presin verdiktin

Qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të Prishtinës për ta përcjellë drejtpërdrejt shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Në sheshin “Skënderbeu” është vendosur një ekran i madh, ku të pranishmit do ta ndjekin transmetimin e seancës nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Shumë prej tyre mbajnë flamuj dhe simbole të UÇK-së.

Ora 09:44 Kongresmeni amerikan para verdiktit historik: Anshmëria politike të mos ketë vend në Hagë

Kongresisti amerikan, Keith Self, shprehu shqetësim për atë që ai e konsideron ndikim të anshmërisë politike në vendimmarrjen e institucioneve të drejtësisë në Hagë, pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Një temë e vazhdueshme që duket se po del nga Haga, është lejimi i anshmërisë politike që të ndikojë në vendimet e saj”, shkroi Self në X.

Ora 09:44 “Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë!”/ “Liria ka Emër” publikon pankartën

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka publikuar një pankartë me mbishkrimin “Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë!”, duke përcjellë një mesazh mbështetjeje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerët e saj. Fotografia është publikuar në një periudhë kur në Hagë pritet shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Liria ka Emër” gjatë këtij viti ka zhvilluar një sërë aktivitetesh publike në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe procesit në Hagë.

Ora 09:35 Gucati për ABC News: Uroj Gjykata mos jetë politike! Shpresoj sot të festojmë në Kosovë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha për ABC News se sot pret një vendim pozitiv për clirimtarët

“Sot pres një vendim pozitiv gjithmonë e kam thënë e prap e them, besoj në drejtësi. Ishalla kjo gjykatë nuk është politike, por gjykatë që e do drejtësinë. Shpresoj bashkarisht të shkojmë sot në Kosovë ta festojmë këtë festë të madhe” tha ai.

Ora 09:31 Konjufca në Hagë para aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Kosova pret vendim lirues

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbërritur në objektin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Konjufca tashmë ka hyrë në objektin e gjykatës. Para hyrjes, ai deklaroi se gjatë luftës në Kosovë kishte pasur dhjetëra figura ndërkombëtare që, sipas tij, e kishin dëshmuar karakterin mbrojtës të luftës së popullit shqiptar të Kosovës.

Ora 09:28 Sot verdikti në Hagë/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj në drejtësi, ata do të lirohen

Kjo e mërkurë shënon ditën më të rëndësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, dalin sot para Dhomave të Specializuara të Kosovës, në seancën ku pritet të shpallet verdikti përfundimtar lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, u shpreh se beson te drejtësia dhe është shpresëplotë që katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallen të pafajshëm nga ky proces, i cili ka zgjatur gjashtë vjet.

Ora 08:55 Gjyqi në Hagë/ Djali i Kadri Veselit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në gjykatën Speciale për të ndjekur nga afër procesin ndodhet sot edhe djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli. Sot nga ora 10:00, në Gjykatën Speciale në Hagë do të shpallet vendimi përfundimtar për katërshen e UÇK-së.

Ora 08:50 Kosova po pret çlirimtarët/ Hagë, djali i Hashim Thaçit mes mbështetësve të ish-krerëve të UÇK-së

 Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, me seli në Hagë, pritet që sot të shpallin vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca gjyqësore pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa në Hagë janë mbledhur familjarët të ish-krerëve të UÇK-së dhe qytetarët të shumtë, në mbështetje të çlirimtarëve. Mes tyre ndodhen Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si dhe djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli.

Ora 08:50 Nga arrestimi tek aktgjykimi: Gjashtë vite proces në Hagë për ish-krerët e UÇK

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur në nëntor të vitit 2020 dhe, pas gati gjashtë vitesh, pritet të hyjë në fazën e aktgjykimit. Të katër të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit janë deklaruar të pafajshëm.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *