Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit.

Trupa gjykuese e përbëre nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha duke lëne në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe kuotat e disa kompanive. Malltezi mbahet i izoluar me masën e arrestit shtëpiak/