Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për t’i ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”, duke lënë në fuqi vendimin Apelit të GJKKO.
Rekursi u depozitua nga avokati i Metes me 3 nëntor, ku kerkohej ndryshimi i masës së sigurisë “arrest me burg”.
Ne muajin korrik, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK perfundoi hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta, njëherazi kryetar i Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilët akuzohen për vepra penale të korrupsionit.
I pandehur për këtë çështje është marrë disa muaj më parë edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho, të cilit iu komunikua përfundimi i hetimeve të hënën më 28 korrik
Po ashtu, SPAK ka marrë të pandehur për pastrim parash edhe financuesen e LSI-së, Ema Çoku dhe nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi. Çokut iu komunikua akuza të hënën, ndërsa Meta dhe Kryemadhi pritet të njihen të martën me përfundimin e hetimeve.
Ish-presidenti Meta akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA; për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni; si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive.
Komente