
Tiranë- Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest me burg.
Me këtë vendim, kryebashkiaku i Tiranës do vijojë të hetohet me masën e sigurisë arrest me burg.
Po ashtu dhe Prokuroria e Posaçme i ishte drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesë, dhe mes tjerash në argumentet saj theksonte arsyet se pse kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të hetohet me masën aktuale të sigurisë.
“Lënien në fuqi të vendimit nr. 13 (87-2025-85), datë 13.03.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, vendosi Gjykata e Lartë.
Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më 3 mars të këtij viti la në fuqi edhe vendimin e shkallës së parë.
Ndërkohë, sot edhe hallka e tretë e gjyqësorit konfirmoi të arsyeshme vendimin e dy shkallëve të para.
Komente