ALANA MASTRANGELO

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka urdhëruar bordet elektorale në Pensilvani të ndajnë numërimin e fletëve të votimit që mbërritën Ditën e Zgjedhjeve.

Urdhri, i cili u nënshkrua nga gjykatesi Samuel Alito, sugjeron që gjykatësit mund të përjashtojnë fletët e votimit që vijnë vonë, në një vendim pasues që përfshin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Të Mërkurën, Presidenti Donald Trump ishte duke udhëhequr ndaj Joe Biden me qindra mijëra vota në Pensilvani. Por të enjten, epërsia e presidentit u zvogëlua në më pak se 50,000 ndërsa fletët e votimit vazhdonin të numëroheshin.

Fushata e Trump dhe Republikanët e tjerë që nga ajo kohë kanë ngritur disa procese gjyqësore në lidhje me votimet, duke vënë në dyshim vlefshmërinë e afateve.

Partia Republikane e Pensilvanisë kishte kërkuar një urdhër emergjence nga Gjykata e Lartë pasi nuk ishte në gjendje të merrte të paktën 25 nga bordet e qarkut për të konfirmuar nese po i vendosnin fletët e votimit në një konteiner të sigurt, të mbyllur dhe nese ata i kishin numëruar veçmas apo jo.

Gjyqtari Alito ra dakord, duke nënshkruar urdhrin e tij të Premten.

Ndërsa zgjedhjet presidenciale mbeten të pa perfunduara në disa shtete, është e qartë se Pensilvania ka të ngjarë të jetë një nga shtetet kryesore të luhatshme – që mbart 20 vota të Kolegjit Zgjedhor – duke i dhënë Presidentit Trump një rrugë për tu rizgjedhur.

Ndërkohë, mospërputhjet e dukshme që kanë të bëjnë me zgjedhjet e vitit 2020 janë shfaqur në shtete të tjera kryesore, të tilla si në Michigan, ku një qark i tërë u kthye nga Biden në Trump pasi u rregullua një “problem” i një programi kompjuterik.

Sa për Xhorxhian, zgjedhjet “mbeten shumë afër për t’u perfunduar” dhe “do të ketë një rinumërim”, sipas Sekretarit të Shtetit të Shtetit, Brad Raffensperger

Lidhur me Arizonën, shumë besojnë se shteti u perfundua shumë shpejt për Biden dhe se Presidenti Trump mund të jetë fituesi i shtetit pasi të numërohen të gjitha votat ligjore.

VERITAS.COM.AL