Gjykata Kushtetuese sot e Martë, vendosi që të pezullojë ligjin e Vettingut, të miratuar me jehonë të madhe në Kuvendin e Shqipërisë vetëm me votat e maxhorancës. Sipas këtij ligji përcaktohen kompetencat dhe kapacitetet e disa elementëve që mund të bëjnë verifikimin dhe kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj që do të angazhohen për Reformën në Drejtësi. Sipas ligjit, ndërkombëtarët (nuk thuhet cilët janë) marrin rol thuajse dominues në këtë proces.
Ligjin e kontestuan shoqata e gjyqtarëve, e prokurorëve dhe Opozita parlamentare, natyrisht, e cila nuk mori pjesë në votim.
Ndërsa ankimin për Vettingun në gjykatën Kushtetuese u bë nga Partia Demokratike.
Kjo e fundit bëri ankesë për shkak se ishte ndryshuar ligi dhe në Kuvend ishte dërguar jo ai për të cilin ishte rënë dakord gjatë negociatave, por një tjetër projekt-ligj.
Gjykata Kushtetuese sot vendsoi pezullimin e tij.
Pezullimi i zbatimit të ligjit do të ketë fuqi deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Burime brendshme, trupa e Gjykatës Kushtetuese ka vendosur që hapi tjetër pas pezullimit, të jetë ai i kërkesës për mendim nga Komisioni i Venecias.
/ Veritas.com.al/