Mediat kanë shkruar këto ditë shumë shpesh mbi një histori ku një vajzë i ka ‘falur’ dashurinë një djali nga një fshat i Durrësit, dhe ky është marrosur tre vjet, por pa e takuar kurrë vajzën “e tij”. Gjithë lidhja ka qenë përmes Facebook.

Djali i ka dërguar vajzës gjithë kursimet e familjes dhe disa para të tjera nga borxhe, herë si dhurata, herë në ‘cash’, i zhytur në lumturinë e dashurisë. Por vajza ishte ‘false’; Ertila Beqja kishte venë në statusin e saj foto të vajzave të bukura, jo të sajë.

Sot Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e dënimit “arrest me burg”, për vajzën që mashtroi djalin, i cili ka qëlluar të jetë edhe drejtori i Postës, duke i marrë 60 milion lekë. Enertila Beqja ka mohuar në mënyrë kategorike, njohjen me 30 vjeçarin, Brahush Ahmataj.

“Faqja në Facebook nuk është e imja. Unë kam foto profili me mamin tim. Sendet i kemi blerë me lekët e mia. Në muajin gusht kanë ardhur kushërinjtë nga emigracioni dhe na kanë ndihmuar. Unë jam e lidhur me një djalë jashtë shtetit. Në polici nuk thashë që jam shtatzënë, unë dyshoja për shtatzëni. Brahushin thjesht e kam parë në Manëz sepse merrnin lekët e kemp-it në postë”, tha 27 vjeçarja para trupit gjykues, raporton Report TV.

Vendimi i gjykatës është kundërshtuar edhe nga prindërit e vajzës. Babai i saj tha se Enertila është e martuar, ndërsa e ëma e ka akuzuar 30 vjeçarin Brahushi se i ka mbajtur 20 mijë lekë nga kemp-i.

Veritas.com.al/