Buenos Aires (AFP) – Një gjyqtar argjentinas ka urdhëruar konfiskimin e më shumë se 30 veprave te artit në pronësi të ish presidentes Cristina Kirchner, që aktualisht po pret gjykimin për korrupsion.

Mediat argjentinase thanë se veprat e artit ishin me vlerë 4 milionë dollarë.

Konfiskimi u bë të enjten mbrëma, thanë burimet gjyqësore, në rezidencën e Kirchner në Buenos Aires në lagjen trendi Recoleta.

Kjo ishte urdhëruar në gusht kur gjyqtari Claudio Bonadio u dha hetuesve dritën e gjelbër për të kërkuar tre prona të Kirchner pasi parlamenti kishte hequr pjesërisht imunitetin qe roli i saj i tanishëm si senatore i lejonte.

Ajo është akuzuar për marrjen e dhjetëra miliona dollarëve në ryshfete dhe drejtimin e një rrjeti kriminal në lidhje me skandalin famëkeq të “fletores se korrupsionit” – zbuluar përmes shënimeve të përpikta të miliona dollarëve në ryshfete të paguara nga biznesmenët tek zyrtarët qeveritarë të mbajtur nga një shofer ministror.

Duke reaguar ndaj konfiskimeve në Twitter, Kirchner postoi faqen e parë të gazetës së përditshme Clarin dhe komentoi mbi pozicionin e drejte te dy shkrimeve te saj kryesore: një rritje nga qeveria aktuale në tarifat për shërbimet publike dhe heqjen e veprave te saj të artit.

“Sot, më 28 dhjetor, është Dita e të Pafajshmëve”, tha Kirchner përpara se të akuzoje Clarin se po përpiqet “tju beje te besoni se kishte një muzeum në shtëpinë time kështu që të zemëroheshit për këtë dhe jo per tarifat e reja mbi dritat, gazin dhe transportin. ”

Qeveria e presidentit Mauricio Macri njoftoi të enjten rritje të mëdha të tarifave për shërbimet publike. Në Buenos Aires ato do të jenë rreth 40 për qind në transport, 35 për qind në gaz dhe 55 për qind në energji elektrike për 2019, në një vend që kohët e fundit ka hyrë në recesion dhe me inflacionin gati 50 për qind këtë vit.

Kirchner po udhëheq sondazhe krahas me Macri përpara zgjedhjeve presidenciale qe do mbahen në tetorin e ardhshëm.

Por ajo është e përfshirë në një skandal korrupsioni që mund të prishë shpresat e saj për t’u kthyer në pallatin presidencial – Casa Rosada – për të tretën herë.

Javën e kaluar një gjykatë federale e pranoi kërkesën e Bonadios që ajo të mbahej në paraburgim derisa çështja e saj të arrinte në gjykatë – megjithëse imuniteti i saj parlamentar, që e mbron atë nga burgu, por jo nga ndjekja penale, e pengon të ndodhë.

Gjykata sekuestroi gjithashtu 1.5 miliardë pesos (38 milionë dollarë) në vlere te aseteve të saj.

Të dy Kirchner, 65 vjeç, dhe burri i saj i ndjerë dhe paraardhësi i saj, Nestor, dyshohet se kanë marrë miliona dollarë ryshfete nga biznesmenët në këmbim të kontratave të mëdha të punëve publike.

Pagesat u dokumentuan nga shoferi ministror Oscar Centeno në fletoret e sekuestruara nga hetuesit.

Më shumë se një duzinë ish zyrtarësh qeveritarë dhe 30 biznesmenë të lartë janë të implikuar në këtë rast.

Prokurori Carlos Stornelli ka thënë se një total prej 160 milion$ në ryshfete është dorëzuar ndërmjet 2005 dhe 2015.

Veritas.com.al/