Në kuadrin e Vettingut për gjyqtarët, sot ka nisur rreth orës 09:30 seanca dëgjimore në KPK për anëtarin e Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Admir Thanza.

Sipas një zbulimi të bërë nga ONM gjyqtari rezulton i dënuar në Itali.

KPK tha se:

‘Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, më datë 20 prill 2018 rezulton se zoti Admir Thanza ka qenë i dënuar nga shkalla e parë në Itali në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë për vjedhje në bashkëpunim me persona të tjerë’.

Thanza nuk e ka deklaruar këtë të dhënë në formularin e dekriminalizimit.

Ai është shprehur se e ka pranuar vjedhjen, por nuk e ka kryer atë.

‘E kam pranuar veprën atëherë për shkaqe humanizmi dhe për shkaqe familjare’, ka thënë Thanza.

Veritas.com.al/