Gjykimi për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, do të jepet pas zgjedhjeve.

GJKKO ka shtyrë sërish seancën dhe e radhës do të mbahet më 19 maj.

“Sërish nuk kemi një vendim final. Gjyqtarja kFjorela Davidhi ka vendosur të shtyjë seancën. Një tjetër kërkesë e avokatëve të Berishës, por edhe të të pandehurve, ishte për përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi. Por ky vendim u rrëzua. Seanca do të mbahet më 19 maj në orën 11:30.”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Berisha është marrë i pandehur bashkë me dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi për akuzat e korrupsionit e pastrimit të parave për aferën e kompleksit Partizani.

Ndërsa gjykata kushtetuese  ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive nga spak në emër të Jamarbër Malltezit e Argita Berishës. Çifti i bashkëshortëve kërkonte heqjen e kësaj masa që është miratuar nga të gjitha shkallët e gjykimit, por Gjykata ka vendosur të mos e zbresë në seancë plenare shqyrtimin çështjen, duke lënë në sekustro 24 pasuri që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *