Ka rinisur gjyqi në Hagë. Në nisje të seancës ka mbajtur fjalën e tij ish-Presidenti Hashim Thaçi. Ai ka theksuar e vërteta e vetme është pafajësia e tij. Gjithashtu ritheksoi se beteja e vetme ka qenë për të mbrojtur popullin e Kosovës.

“Për gati tri vite nga kjo sallë gjyqi ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Keni parë faktet, por është vetëm një e vërtetë që akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. E them me bindje, bashkëndjej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat pa marrë parasysh shtetësinë etnike.

Unë nuk po bëja plane si ta merrja kontrollin në Kosovën por si të merrja provime në faktultet. I vetmi njeri që bënte plane ishte regjimi i Millosheviçit.

Ndaj si shumë qytetarë të tjerë kosovarë edhe unë më herët u detyrova ta lëshoj Kosovës sepse regjimi i Millosheviçit më kishte ndjekur dhe më kishte dënuar se kishte akuzuar…”, tha ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *