Gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme dhe të Apelit të Posaçëm ndodhen në SHBA, në një udhëtim të udhëhequr nga Zyra Tejoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë (OPDAT).
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shkruan se qëllim i vizitës është shkëmbimi i ideve me gjyqtarë dhe prokurorë amerikanë mbi pavarësinë, integritetin dhe efikasitetin gjyqësor.
“Gjyqtarët amerikanë shprehën admirimin dhe mbështetjen e tyre për punën jetike të gjyqtarëve të Gjykatës Speciale, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së çështjeve në mënyrë të pavarur, pa ndikim të jashtëm dhe këmbëngulje pavarësisht kritikave dhe kërcënimeve. ” thuhet ndër të tjera në postim.