Më shumë se gjysma e gjermanëve duan kthimin e ‘Deutsche Mark’, përballë 41 për qind që duan të mbajnë euron.

Sipas një studimi të Institutit  ‘YouGov’, i porositur nga gazeta ‘Bild’, del se 49 për qind e gjermanëve duan që kombi të ketë monedhën e vet, një monedhë përsëri të pavarur.

Njëkohësisht, 41 për qind e të intervistuarve duan të qëndrojnë në euro, monedha e vetme e Bashkimit Europian (BE).

Afërsisht 77 për qind e 1,068 qytetarëve gjerman të pyetur thanë se nuk kanë përfituar nga përdorimi i monedhës euro.

Një masë vendimtare prej 60 për qind thanë se ata mund të votojnë kundër mbajtjes së euros sikur të kërkohej votimi sot- krahasuar me vetë, 30 për qind që edhe sot do të votonin për të mbajtur euron.

Pavarësisht nga pakënaqësitë e përhapura, një maxhorancë e atyre që u përgjigjen besojnë se monedha euro mund të rezistojë edhe nja 20 vjet duke u nisur që nga dita e sotme.

Aktualisht, 19 nga 28 anëtare të BE, përdorin euron, që kanë formuar atë që quhet eurozonë. Gjermania u bashkua sapo u lëshua në qarkullin euro, në vitin 1999.

Kriza greke e borxhit, e cila erdhi në vitin 2016, po shikohet gjerësisht si pikë kthimi e monedhës.

Veritas.com.al/