Koment/ Gjysma e Partisë Demokratike, e mbetur jashtë Parlamentit, ka nisur thirrjen te militantët e saj, por të parët që ka njoftuar janë ‘punëtorët’ e sulmit, që PD i ka vënë në punë gjatë protestave të fundit kundër institucioneve kushtetuese.

Këta janë një numër i caktuar ‘të hurit’, që sipas informacioneve nga mediat paguhen për çdo sulm. Ndërsa ‘mbushja’ njerëzore e PD në protestë krijohet nga militantë besnikë të PD, nga të mashtruar dhe ish- zyrtarë të korruptuar të PD që kërkojnë favore përsëri.

Gjysma e PD ka hyrë në luftë guerilase dhe do të ndodhet kudo ku do të shihet që një institucion ndodhet në punë, kësaj here kundër Parlamentit.

Gjysma jashtë PArlamentit  e PD njofton se do të protestojë sërish të mërkurën, ora 10.00, kur zhvillohet edhe seanca parlamentare, ashtu siç në fakt ka paralajmëruar.

Veritas.com.al/