(FOTO: Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Ervin Hodaj)/
Edhe pse ilegal, biznesi i prostitucionit në Tiranë është zhvilluar kohët e fundit më shumë. Këtë perceptim kanë qytetarë dhe ekspertë të ligjit; por pa pasur në dorë fakte zyrtare kaq tronditëse sa afera që u kap dje në Tiranë.
11 persona u arrestuan nga Policia e Tiranës të dyshuar për veprën penale të ushtrimit të paligjshëm të korrupsionit. Këtë bëri me dije drejtori i Policisë i Qarkut të Tiranës, Ervin Hodaj.
Sipas Policisë, gjurmimi për kapjen e grupit kishte nisur kohë më parë. Në përbërje të rrjetit ilegal ndodheshin vajza të ardhura nga jashtë Tiranës ose edhe banore të Tiranës, shoferë taksie dhe sekserë të tjerë. Pika kyçe e rrjetit ishte një polic, i cili e udhëhiqte grupin që t’i shmangej aksioneve të policisë.
Disa prej tyre shënohen si përsëritës në veprën anit- ligjore të prostitucionit.
/Veritas.com.al/