
Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se qendra e grupit kriminal, lidhur me operacionin anti-drogë ‘Ura’, ishte në qytetin e Durrësit.
Në konferencën e përbashkët për shtyp edhe me përfaqësues të autoriteteve italiane, Dumani u shpreh se nuk do të jepen emrat e personave të arrestuar.
“Vlerësimi që i bëjmë ne që është nga grupet më të rrezikshme, niset nga disa indikatorë. Jo nga pushteti financiar, aftësia për të trafikuar sasi të mëdha kokaine. Qendra e grupit ishte qyteti i Durrësit sa i takon emrave, ne nuk japim gjeneralitete të personave që arrestohen. Nuk kemi pse bëjmë përjashtime, që të japim gjeneralitetet e personave që janë arrestuar”, theksoi ai.
Ndërsa, kryepolici Ilir Proda tha se policia është përfshirë në ekzekutimin e masave të sigurisë.
“Policia është përfshirë vetëm dje, kur është dashur të kryehet ekzekutimi i urdhrave, nuk ka mbajtur nën mbikëqyrje asnjë”, shtoi ai.
Komente