Gjykata e Apelit ka caktuar masën arrest me burg për shtetasin Gert Shehu që goditi me grusht liderin demokrat Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.
Tre ditë pas ngjarjes, avokati i tij tha se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces.
Sipas avokatit, klienti i tij kurohej.
Ndërsa gjatë ditës djeshme, avokatët mbrojtës i kanë kërkuar gjykatës së Apelit shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik pasi sipas tyre vuan nga çrregullime mendore, dhe lënien në arrest shtëpie.
Çfarë ka ndodhur?
Me nisjen e protestës kryedemokrati Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë.
Personi që goditi Berishën u ndalua menjëherë nga mbështetësit e tij të cilët e kanë rrahur.
Qytetari është identifikuar si Gert Shehu i cili është shoqëruar nga forcat policore.
Më pas ai është drejtuar për në Spitalin e Traumës.
Pas sulmi protesta ka vijuar normalisht me fjalime në podium.