Policia e Tiranës goditi një rrjet trafikantësh, të cilët sillnin armë nga Kosova në Shqipëri dhe i shistin ato me çmime, që varionin në disa shifra.

Burime për ABC News thonë se ky operacion ishte pas 2 goditjeve të tjera që i është bërë të njëjtin grup kriminal.

Policia thotë se shumica e armëve silleshin nga Kosova në Shqipëri, ndërsa brenda vendit tonë kanë qenë 2 bazat ku merreshin armët ne Nikël dhe Shkodër më pas silleshin në Tiranë aty ku dhe shpërndaheshin tek blerësit.

Gazetarja e ABC News, Bleona Sari raporton se trafiku i armëve kryesisht bëhej me mjete, por dhe me autobus.

Armët e sekuestruara janë dërguar për ekzaminim për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Armët shiteshin nga 1000 deri 2500 euro në bazë të modelit e llojit