Një tjetër person është arrestuar si i dyshuar për grabitjen e Rinasit, më 9 Prill të këtij viti, ku mbeti i vrarë Admir Murataj. Burime nga policia bëjnë me dije se ai është 48-vjeçari Hasan K., punonjës i aeroportit në sektorin e ngarkim-shkarkimit.

Në bazë të veprimeve hetimore të kryera, si dhe informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, policia bën me dije se është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar të kësaj ngjarje kriminale e konkretisht i 48-vjeçarit Hasan Kanaçi.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme në vlerë monetare në valutë dhe në lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim” ” Grupi i strukturuar kriminal” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Grabitja ndodhi brenda aeroportit të Rinasit, teksa ngarkoheshin në avion. Autorët morën thasët me miliona euro dhe u larguan, por u përplasën me armë me policinë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë Admir Murataj.

Ndërkohë nga policia janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Çela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini. Alkond Bengasi është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.

Veritas.com.al/