Nga: Laert Skiro/

Ka qenë thuajse e rrallë që deputetit Sali Berisha  t’i mbyllin mikrofonin e foltores në Kuvend. Kur ishte president i republikës- kjo ishte e pamundur. Kur ishte në opozitë 1997- 2005, përsëri e pamundur. Gjatë katër viteve të fundit (2013-2017), i vetmi deputet i Kuvendit q mund të fliste pa censurë të kohës, ishte Sali Berisha.

Ndërsa në seancën e djeshme të Kuvendit, kryetari i sapo zgjedhur, Ruçi i preu lidhjen me mikrofonin dhe pas saj i dha disa këshilla ‘shkollore”. Këshillat ishin në fushën e edukatës. Aq keq u ndje ish- kryeministri Berisha saqë mori rrugën e doli nga salla e Kuvendit.

Jo vetëm nuk ka ndodhur që zotit Berisha t’i presin fjalën në foltoren e Kuvendit, por nuk ka ndodhur as që grupi parlamentar i PD të mos ‘tundë dheun’ kur dikush nga maxhoranca kërkon t’i presë fjalën liderit të tyre.

Kësaj here ndodhi më e keqja. Grupi parlamentar i emëruar nga Basha as që lëvizi gishtin. Fare, po fare! Askush nuk u ngrit të protestojë, akush nuk doli te foltorja tabllokojë pas bllokimit të Berishës- siç ka ndodhur. Askush nuk ngriti zërin. Askush nuk tentoi të bllokojë seancën…

Grupi parlamentar i 43 deputetëve të PD e priti qetë- qetë furtunën mbi liderin e tyre historik.

Çfarë ka ndodhur kështu?

A është bllokimi i Berishës pikë e marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës? Hamendjet aty të çojnë. A mos është bllokimi i Berishës një vepër që i intereson liderit të PD, Basha, që fitoi në parti me 98% sa një lider i regjimit komunist? Edhe kjo ‘ha’arsyetim. Apo deputetët demokratë kanë vërejtur se Basha kërkon ta heqë qafe sa më parë zotin Berisha?

Secil, sidomos politikanë të këtij niveli të ulët e gjejnë ‘babanë’ shpejt, sapo largohet babai i vërtetë.

Të vetmit që reaguan përmes mediave sociale ishin Julian Deda, artist humori dhe anëtar i këshillit Kombëtar të PD; dhe Shkëlzen Berisha- i biri i ish- kryeministrit.

Juliani bën pyetjen:

“Çfarë ka ndodhur me deputetët e grupit të PD? Kanë frikë Gramozin, apo janë dakord që të mos flasë Doktori?”.

Ndërsa Shkëlzen Berisha, përmes një ironie, shkruan kështu:

“Duartrokitja është formë e re proteste”. Deputetët e PD duartrokitën veprimin e Ruçit.

Me kaq u mbyll seanca e parë e Kuvendit. Të tjerat vijnë me plot ‘të reja’ si kjo.

Veritas.com.al/