Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, sapo ka dalë para mediave dhe ka komunikuar mbi vendimet mbi arrestimin e ish- ministrit Tahiri. Ai tha se ka urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Mandateve të Kuvendit nesër në ora 11.00.
Ndërkohë tha se ka urdhëruar që kërkesa e Prokurorisë mbi heqjen e imunitetit të Tahirit, tu dorëzohet sot gjithë anëtarëve të Komisionit si dhe deputetit Tahiri.
Njoftimi, i transmetuar direkt në TV ka shkaktuar ovacione të simpatizantëve të Tahirit që kanë rrethuar shtëpinë e tij.
Veritas.com.al/