Lule në bankë, qirinj të ndezur, dhë atletet e 16 vjecarit, janë këto pamjet therëse, të trishta që vijnë nga klasa e 16-vjecarit Fation Bici, i cili mbeti i vrarë gjatë një sherri me bashkëmoshatarë të tij në Gramsh.
Ditë zie është kjo e sotmja në shkollën “Asllan Shahini” në Gramsh, ndërsa i jepet lamtumira një prej nxënësve të saj.
“Jemi thellësisht të tronditur,nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë,në të cilën humbi jetën Fationi,nxënës në klasën e IX.
Fationi mbaroi mësimin, si çdo ditë tjetër,u interesua duke pyetur rojen e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël,nxënëse në klasën e IV,e pasi u sigurua se ajo ishte larguar,u nis për në shtëpi.
Në mes të lagjes, në mes të ditës, moshatarë të tij,nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize,konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale,dhe konflikti kthehet në tragjedi…
Fationi u ndodh rastesisht aty, duke mos qënë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale, por një i afërmi i tij. Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër, por përfundoi viktima e këtij sherri banal.
Fationi u nis sot drejt Parajsës…
Do na mungosh të gjithëve, Fation i dashur!
Të qoftë dheu i lehte, o engjëll!”, thuhet në një reagim të shkollës.
Ditën e martë nxënësi i klasës së nëntë Fajton Bici është goditur disa herë me thikë pranë shkollës ku mësonte. Shkak është bërë një sherr mes adoleshentëve nisur dy javë më parë në rrjetet sociale. Kushërinjtë Marko dhe Fatjon Bici sipas shokëve të tyre kishin lënë të sqaroheshin pas mësimit.
Në debat e sipër 15 vjeçari Marko Bici ka përdorur thikën për të qëlluar bashkëmoshatarin e tij. Fation Bici 14 vjeç ka tentuar ta ndalë kushëririn e tij por ka mbetur vetë i plagosur.
Për shkak të plagëve të marra adoleshenti ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Gramshit. Familja ka mësuar për ngjarjen vetem pas mbërritje së të riut në spital. I plagosur ka mbetur dhe 15 vjeçari Marko Bici. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e traumës në Tiranë