Breitbart, 22 Mars 2020
Policia në Greqi arrestoi anëtarët e një organizate terroriste Turke pasi një tunel që përmbante një kashe të armëve të gradës ushtarake u zbulua nën Athinë.
Njëmbëdhjetë anëtarë të Partisë Revolucionare të Çlirimit të Popullit (DHKP-C), një organizatë marksiste-leniniste, u arrestuan në një operacion të kryer nga Shërbimi Grek Anti-Terrorizëm dhe Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës. Njëmbëdhjetë burrat janë të gjithë shtetas Turq, megjithëse disa besohet se janë me origjinë Kurde.
Në bastisjet e kryera mbi pronat në distriktet Sepolia dhe Exarchia të Athinës, policia zbuloi një tunel 47 metra (154 këmbë) që përmbante një arsenal armësh, duke përfshirë një raketë anti-tank, hedhës granatesh, pushkë AK-47, etj. dhe pistoleta, sipas gazetës greke Kathimerini.
Partia Revolucionare e Clirimit te Popullit (DHKP-C) një organizatë e majtë revolucionare komuniste që klasifikohet si një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe qeveria Turke.
Grupi, i cili është i ndaluar në Turqi, dëshiron të rrëzojë presidentin Islamist Rexhep Tajip Erdogan dhe të krijojë një shtet Marksist.
DHKP-C gjithashtu kundërshton atë që e quan “Imperializëm Amerikan” në rajon, dhe ka sulmuar misionet ushtarake dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara në të kaluarën. Besohet se ka qenë përgjegjës për një shperthim kamikaz në ambasadën Amerikane në Ankara.
Midis të arrestuarve në Athinë ishte një burrë 60-vjeçar i referuar me emrin e koduar “Kostas”, i cili besohet të ketë qenë kryesuesi i qelizës terroriste. Burri kishte qenë nën vëzhgim nga qeveria pas udhëtimeve që ai bëri në Ishujt Grekë Dodekaneze në brigjet e Turqisë.
60-vjeçari ishte arrestuar në 2013 për përpjekje për të kontrabanduar një ngarkesë me eksploziv dhe armë në Turqi nga Greqia me varkë.
Në vitin 2017, nëntë anëtarë të DHKP-C u arrestuan me akuza terroriste në Greqi përpara një vizite shtetërore nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan – por vitin e kaluar akuzat u rrëzuan, sipas New York Times.
VERITAS.COM.AL