Në Greqi, kryeministri Alexis Tsipras shpall kthimin në votime pasi partia e tij, Syriza, me 25% të votave, arriti e dyta pas konservatorëve të Demokracia e Re që fitojnë Evropianet me 33.5%

Francesco Curridori

Greqia do të shkojë në zgjedhje te parakohshme në qershor. Njoftimi u bë nga kryeministri Alexis Tsipras pasi partia e tij, Syriza, me 25% të votave, përfundoi e dyta pas konservatorëve të Demokracia e Re që fitojne Evropianet me 33.5%.

“Greqia ka nevojë për një qeveri të re” ka sulmouar udhëheqësi konservator, Kyriakos Mitsotakis, menjëherë pasi ka pare exit polet e para. “Populli i ka hequr besimin Tsiprasit,” ka shtuar Mitsotakis, sipas të cilit “kreu i qeverisë duhet të marrë përgjegjësitë e tij dhe të japë dorëheqjen për të mirën e vendit”.

Tsipras, i cili ka udhëhequr Greqinë që nga viti 2015,ka parathene prej disa muajsh kthimin në votime, të parashikuara deri tani për muajin tetor. Kjo do të jetë hera e gjashtë që nga viti 2012 që grekët votojnë para afatit. Tsipras, në këto vite të qeverisjes, ka kaluar nga politikan i flakte anti-Merkel në një ekzekutues të thjeshtë të memorandumit të tretë të Brukselit dhe kjo ka vendosur një rënie të konsensusit të tij. Më keq i shkoi socialistëve te Kinal, trashëgimtarët e Pasokut historik, të cilët u ndalën në 7.7%,ndjekur nga komunistët e KKE në 5.5%.Bie e djathta ekstreme e Agimit të Artë në 4.5%, e cila i dha mundësi një formacioni të ri nacionalist, “Zgjidhja Greke”.

Veritas.com.al/