Vëmendja e të gjitha mediave botërore është kthyer sot në Iran, ku helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm. Nën frikën për fatet e liderëve të vendit, ngrihet pikëpyetja se çfarë do të ndodhë në rast se presidenti Raisi ka ndërruar jetë.

Ekipe dhe dronë në kërkim të helikopterit të presidentit iranian, flet zyrtari: U rrëzua në male!

Helikopteri i presidentit iranian rrëzohet gjatë uljes emergjente, asnjë shenjë nga Ebrahim Raisi!
Sipas ligjeve iraniane, në rast se presidenti ndërron jetë, postin e tij e merr zëvendëspresidenti i parë, i cili tani është Mohammad Mokhber. Marrja e detyrës do të bëhej pas miratimit të liderit suprem.

Sipas hierarkisë politike iraniane, kreu i shtetit është lideri suprem Ali Khamenei dhe presidenti konsiderohet kreu i qeverisë, i dyti në komandë.

Kur presidenti të ndërrojë jetë, zëvendëspresidenti i parë do të jetë në detyrë dhe në 50 ditët e ardhshme vendi duhet të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur një president të ri.