(FOTO: Athina për Krishtlindje)

Sipas AFP/

Një grup anarkist grek ka pranuar se ka helmuar ushqime dhe pije të konsumit të shumicës, duke shkaktuar të martën, 19 dhjetor, një panik të frikshëm në kulm të periudhës së festive të fundvitit.

Në një tekst të postuar në një faqe interneti alternative Indymedia, grupi, që vetëquhet Nemesis i gjelbër, pohon se ka helmuar mbi njëqind kuti qumështi, pijesh me gaz dhe salca, për të “sabotuar” financiarisht tre shumëkombëshe, Coca-cola, Nestlé, Unilever, dhe grupin e madh të prodhuesit të qumështit grek Delta.

Në një komunikatë të përbashkët, shumëkombëshet e shënjestruara kanë njoftuar tërheqjen e menjëhershme “për arsye parandaluese” të produkteve të cituara nga grupi. Delta ka deklaruar se ka marrë të njëjtat masa, duke shprehur keqardhjen për humbjen që pësojnë nga kjo produktorët “dhe në fund të fundit e gjithë shoqëria greke” në kulm të krizës ekonomike.

Hetimet për çeshtjen iu besuan shërbimeve antiterroriste, ndërsa është sekuestruar agjencia greke për sigurinë ushqimore, ka saktësuar policia në një komunikatë.

Autorët e këtij akti anarkist kanë pohuar se kanë injektuar në këto produkte zbardhues dhe acid klorhidrik dhe se përgatiten ta hedhin në qarkullim nga 22 dhjetori deri në 5 janar.

Kërcënimi, nënvizojnë ata në komunikatën e tyre, ka për qëllim t’u shkaktojë një “dëm financiar” grupeve të shënjestruara.

“Nemesis i gjelbër” e ka pranuar autorësinë e një aksioni të njëjtë në vitin 2013, duke i detyruar dy shumëkombëshe të tërheqin produktet e tyre nga tregu.

/Veritas.com.al/