Greqia po bën llogaritë e kostos së zjarrit më vdekjeprurës që ka ndodhur gjatë gjithë kujtesës së jetës së saj, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë për shtëpitë dhe makinat e djegura dhe njerëzit e humbur pasi të paktën 81 persona janë konfirmuar të vdekur.
Zjarrfikësit po luftojnë përsëri me ‘xhepat’ e zjarrit që janë krijuar rreth Athinës. Ndërsa qeveria, e cila është vënë nën kritika shumë të rënda si shkaktare e katastrofës- ka njoftuar se një sërë masash janë marrë për të kompensuar pasojat.
Zjarret, që shpërthyen ditën e Hënë, goditën fshatin bregdetar të populluar me pushues ditor dhe dogjën me egërsi të tillë saqë shumica e njerëzve u hodhën në det vetëm me rrobat e trupit.
Të mbijetuarit kanë treguar për skena horror duke përfshirë familje të tëra të djegura për së gjalli në shtëpitë e tyre.
Një banor në Mali, fshati që u dëmtua më keq, e përshkroi atë si ‘natë ferri’.
Një zëdhënës i shërbimit të zjarrfikësve tha për AFP ditën e Enjte se flakët afër Kineta, 25 kilometra larg Athinës, po vazhdojnë akoma dhe se po luftohet për shuarjen e tyre.
Akoma nuk ka një njoftim zyrtar mbi numrin e njerëzve të humbur pas katastrofës, por numri i të vdekurve që deri tani është 81, bën që zjarri i kësaj here në Greqi të konsiderohet më i tmerrshmi në dekada.
Një zëdhënëse e shërbimit të emergjencave tha se zjarrfikësit janë akoma duke kërkuar për njerëzit e humbur, siç kanë raportuar njerëzit e tyre të afërt.
Ajo tha se të afërmve të këtyre njerëzve të humbur u është kërkuar që të japin mostrat e ADN që të ndihmojnë autoritetet për të identifikuar trupat.
Një website i ndërtuar nga banorët tregon se 27 persona janë akoma të pa përfshirë në numër, mes tyre edhe dy vajza binjake 9 vjeç.
Veritas.com.al/