GREQI– Ta paktën 54 persona njoftohet se kanë humbur jetën në rajonin e Atikës në periferi të Athinës si pasojë e zjarreve që kanë përpirë gjithçka.

1000 shtëpi janë shkrumbuar- sipas raportimeve që janë shopërndarë që dje në mbrëmje, ndërsa pritet që numri i viktimave të jetë edhe më i lartë.

Kryebashkiaku i Rafines ka thënë se numri i të vdekurve mund të jetë me 3 shifra, pasi ka dyshime se disa njerëz janë hedhur në det për të shpëtuar nga flakët dhe janë mbytur. Për momentin nuk ka njoftime nëse ne mesin e viktimave ka shqiptarë.

Njerëzit kanë pasur vetëm 2 rruge, ose të presin zjarrin ose të hidhen në det. Zjarrfikëset po luftojnë me flakët, ndërsa shumë prej të vdekurve kanë ngelur të bllokuar në makina.

Kryeministri Aleksis Tsipras ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Atikas.

Disa vende evropiane si Italia, Polonia, Gjermania dhe Franca dërgojnë avionë për neutralizimin e flakëve.

Veritas.com.al/

Image result for wildfire in greece

Image result for wildfire in greece

Image result for wildfire in greece

Image result for wildfire in greece

Image result for wildfire in greece