Kryeministri grek, Tsipras, ka shpallur tre ditë zi kombëtare në shenjë pikëllimi për viktimat e zjarrit të tmerrshëm që mposhti Greqinë.
Të paktën 60 persona kanë vdekur nga zjarri në rajonin Attica në afërsi të Athinës, Greqi- zjarri më i tmerrshëm në më shumë se një dekadë.
Flakët që u përhapën nga era e fortë shkatërroi fshatin bregdetar të Matit, duke përpirë shtëpi dhe makina.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 26 trupa të rriturish dhe fëmijësh të cilët kishin vdekur duke përqafuar njëri tjetrin teksa u zunë nga flakët në qark kur sapo arrinin në det.
Shumë të tjerë janë duke bërë thirrje për njerëzit e tyre të humbur.
Qindra zjarrfikës që po luftojnë me flakët dhe tymin si dhe autoritetet e vendit po kërkojnë asistencë ndërkombëtare për të shpëtuar vendin nga kanosja e rrezikshme.
Veritas.com.al/