(FOTO: Lulzim Basha mes grevistëve të urisë së Zharrëzës protestojnë para Ministrisë së Energjitikës)/

Grevistët e Zharrzës në Fier, që mbërritën në Tiranë dhe janë vendosur para selisë së Ministrisë së Energjetikës duke protestuar, nuk kanë pranuar sot kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Displaying IMG_1671.JPG

Kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi të bashkohej me protestën e banorëve të Zharrzës, por grevistët nuk pranuan. Ata e quajtën opozitën bashkëpunëtore të Bankers Petroleum, pasi sipas tyre kontrata është firmosur në kohën që qeveriste PD.

I pyetur nga media, zoti Basha tha:

“Kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt. Më kanë mbajtur në dijeni, pasi vetë ata më morën në telefon. Kontrata me Bankers nuk është nënshkruar në kohën që qeveriste PD-ja por në kohën e qeverisjes së Nanos. Unë u kërkova falje banorëve që nuk arritëm të mbronim shtëpitë dhe jetët e tyre. U premtova që do të marrim masa për t’i mbrojtur. Do t’i mbështesim në kauzën e tyre”, u shpreh Basha .

Lideri i opozitës tha se qeveria do të përballet me dy protesta, me atë të opozitës para Kryeministrisë dhe me këtë të grevistëve të Zharrëzës para ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Të pyetur nga dritare.net banorët e Zharrzës tregojnë se e përzunë Bashën sepse nuk duan që protesta e tyre të politizohet, se nuk duan flamuj dhe parti.

/Veritas.com.al/

Displaying IMG_1655.JPG