Ish-deputetja e PD, njëherësh anëtare e kryesisë në PD, Grida Duma ka vendosur ti japë fund martesës me bashkëshortin Ilir Shqina, i cili më parë ka qenë pedagog i Gridës dhe diplomat në ambasadën Shqiptare në Slloveni.

Media shkruan sot se mund të jetë bërë shkak një aferë e kapur përmes sms-ve me ish- deputetin  PD, Salianji

Sipas dokumentacionit që zotëron “Shqiptarja.com” rezulton se është Grida Duma ajo që ka hapur procedurat e divorcit në gjykatë. Padia civile e saj është regjistruar në sekretarinë e gjykatës së Tiranës dhe në datën 15 shkurt 2019, gjykata e Tiranës me vendimin nr.1057 ka vendosur të divorcojë çiftin.

Ky divorc është kërkuar nga vetë Grida Duma. Në njoftimin e gjykatës thuhet se ‘Bashkëlidhur po ju dërgojmë dy kopje të shpalljes, nga të cilat njëra kopje e kësaj shpallje të afishohet pranë vendbanimit të fundit të Ilir Shqina dhe kopja tjetër të kthehet sërish pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me mbishkrimin që shpallja është afishuar si dhe datën e afishimit…”.

Veritas.com.al/