Një grua amerikane u bë personi i parë në botë që notoi Kanalin e La Manshit katër herë, pa u ndalur.
Sarah Thomas, 37 vjeçe, e filloi sfidën në orët e para të së dielës dhe e përfundoi të martën në mëngjes, pas më shumë se 54 orësh. Notarja, e cila përfundoi trajtimin e kancerit në gji një vit më parë, tha se ua kushton notin e saj “të gjithë të mbijetuarve nga kanceri”.
Më herët, vetëm katër notarë e kanë kapërcyer Kanalin me not, tri herë pa u ndalur. Kanali i La Manshit lidh Anglinë dhe Francën.
Distanca më e shkurtër midis dy vendeve është 21 milje, por ajo kalon përmes njërës prej rrugëve më të ngarkuara të transportit në botë.
Veritas.com.al/