Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen “Pavarësia 2”. Sipas policisë në këtë lagje është konstatuar pa shenja jete shtetasja P.B., 54 vjeç, banuese në Vlorë.
Kjo shtetase dyshohet se vuante nga depresioni dhe dyshohet se është hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.