(FOTO nga: Joe Raedle/Getty Images)/

Nga: Aaron Klein*

Dy organizata të financuara nga miliarderi aktivist liberal George Soros kanë kërcënuar se do ta cojne në gjykatë Guvernatorin e Floridës Rick Scott nëse ai nuk do të largohet nga rinumërimi i shtetit, qe përfshin zgjedhjet e tij senatoriale.

“Lutemi të lëshoni një deklaratë publike që ju do të largoheni nga rinumerimi dhe do të hiqni veten nga çdo mbikëqyrje e zgjedhjeve të vitit 2018 ose nuk do të keni zgjidhje tjetër përveçse të kërkoni një zgjidhje juridike emergjente nga gjykatat”, thotë një letër dërguar Scottit nga të dy grupet , League of Women Voters dhe Common Cause.(Liga e grave votuese dhe Kauza e përbashkët)

Letra thotë se Scott “qëllimisht politizoi qeverisjen e zgjedhjeve” kur ai përdori pozicionin e tij për ti kërkuar Departamentit te Floridas për Zbatimin e Ligjit për të hetuar parregullsitë e mundshme në zyrat e votimit në Floridën Jugore.

 Liga e GraveVotuese pretendon të jetë “jopartiake, as përkrahëse e as kundërshtare e kandidatëve apo partive politike të cdo niveli qeverisjeje, por gjithnjë duke punuar në çështje jetike që shqetësojnë anëtarët dhe publikun. “kërkimet e Capital akuzojnë grupin që ka evidentuar një ” flirtim me te madh me Partinë Demokratike “. Liga dokumenton fondet e saj nga Instituti i Shoqërisë së Hapur Soros

Kauza e Përbashkët financohet gjithashtu nga fondacionet e Shoqërisë së Hapur Soros. Misioni i saj thotë se synon “të ndërtojë një demokraci që punon për të gjithë ne”.

Gara e Scott-it kundër Senatorit Bill Nelson është një nga tre zgjedhjet që drejtohen për rinumërim në Florida, pasi të trea ranë brenda kufirit për një rinumërim me makine dhe 0,15 përqind diferencë e Scottit ka të ngjarë të rezultojë në një rinumërim me dorë.

Thirrja e Scott për një hetim erdhi mes pyetjeve rreth ritmit të ngadaltë të numërimit të votave të Broward dhe veprimeve te këqija ne të kaluarën nga mbikëqyrësja kontroversale e zgjedhjeve të qarkut, Brenda Snipes.

Një gjyqtar vendosi që Snipes shkatërroi shumë fletëvotime nga një garë kritike e Kongresit ne 2016, në të cilën ish kryetarja e Konventës Kombëtare Demokratike (DNC) Debbie Wasserman Schultz fitoi ri-zgjedhjen.

Snipes u urdhërua gjithashtu nga një gjykatës më parë këtë vit për të ndryshuar mënyrën se si ajo merret me fletët e votimit, pasi zyra e saj u akuzua për hapjen e tyre në fshehtësi.

Gjatë fundjavës, Miami Herald raportoi se zyra e Snipes përzjeu 20 fletëvotime të hedhura poshtë me një kampion te 205 provizorisht të vlefshmeve në zgjedhjet e tanishme. Mospërputhja thuhet se u gjet vetëm pasi Partia Republikane shpertheu duke bere qe komisioni i sondazhit të Broward County të inspektonte ato fletëvotime të përkohshme.

 

*Aaron Klein është shefi i Byrosë së Breitbart Jeruzalem dhe reporter i lartë investigues. Ai është një autor bestselling i New York Times dhe organizon programin foles te radios popullore në fundjavë, “Aaron Klein Investigative Radio”.