Televizioni Top Channel iu drejtua ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe e pyeti se në çadër zoti Basha duket se pretendon se ka mbështetjen e administratës Trump për protestën e PD. A është kjo e vërtetë?

Përgjigjja e një prej zëdhënësve të Ambasadës ishte kjo: “Jo. Qeveria e Shteteve te Bashkuara mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve, por këto çështje nuk duhet të përdoren si shfajësime për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar zgjedhjet, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për t’i zgjidhur këto”.

Dje kryetari i PD, Lulzim Basha është kthyer nga SHBA nga ku ka deklaruar se mori mbështetje prej qeverisë Trump. Por aot pasdite zëra nga mediat e qeverisë thonë se administrata e Trump nuk “mbështet zgjedhjet e lira”. Akoma nuk është e qartë çfarë ndodh: SHBA nuk do Opozitën apo nuk do zgjedhje e  lira.

E tëra duket si lojë e medias qeveritare ose si grusht shteti në ambasadën amerikane.

/Veritas.com.al/