Shqipëria priti gati 9 milione turistë të huaj deri në fund të gushtit.Instituti I Statistikave ka publikuar të dhënat  të cilat konfirmojnë se hyrja e shtetasve të huaj rezulton se është 5.2% më e lartë nëse e krahasojmë me tënjëjtën periudhë të një viti më parë ku u regjistruan gjithsej 8.5 milionë shtetas të huaj.

Nëse vërejmë shifrat e gushtit ecuria është edhe më optimiste duke theksuar se kjo është edhe periudha e pikut të sezonit turistik në vend.Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 2.3 milionë duke u rritur me 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

97 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore përkatësisht shtete si Italia,Spanja apo Portugalia  zënë  77 % të numrit total të personave që kanë vizituar Shqipërinë, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 9 % dhe Evropa Qëndrore / Lindore me 8 %. Risi gjatë këtij viti ka pasur edhe fluksi I turistëve të ardhur nga kontintete të tjera .Në gusht 2025, Amerika shënoi mbi 52 mijë hyrje, e po ashtu edhe Afrika dhe Azia e Jugut, shënuan  rritje të dukshme në krahasim me vitin 2024.

2.1 miliardë euro ka përtfituar ekonomia shqiptare nga turistët e huaj vetëm në 6 muaj. Këto shifra konfirmojnë se viti 2025 të jetë edhe më optimist përsa i përket turizmit në vend ndërsa të ardhurat rezultojnë me rritje me rreth 7.7% nëse e krahasojmë me një vit më parë .

Pritshmëritë janë që fluksi I turistëve të vijoj edhe gjatë vjeshtës duke e zgjatur sezonin turistik në vend.Turoperatorët raportojnë se prnotimet kanë qenë të larta edhe për shtatorin e tetorin.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *