Kemi një tog- fjalësh thuajse të ngurtësuar, të adhur nga koha. A nuk përdoret rëndom: “Hajde hamë bukë!”. Por nuk qenka thjesht një frazë e ngrirë; qenka një realitet. Shqiptarët, sipas statistikave, dalin si kombi i vendit të parë për konsumin e bukës.

Të dhënat krahasuese të Eurostat duket se e vërtetojnë këtë. Shqipëria, një nga shtetet me të ardhurat më të ulëta të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.

Sipas tabelave të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) ishin 4.9%, më të lartat në Europë.

Shteti i dytë pas nesh është Mali i Zi, me 3.9% të GDP-së si shpenzime për bukë dhe drithëra, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3.3% dhe Maqedonia me 2.9%.

Veritas.com.al/