Hamasi po kthen në Izrael trupat e pajetë të katër pengjeve izraelite. BBC shkruan se i përkasin Oded Lifschitz , 84 vjeç, dhe tre anëtarëve të familjes Bibas.

Shiri Bibas u mor nga Izraeli me dy fëmijët e saj, Ariel dhe Kfir – atëherë katër dhe nëntë muajsh – gjatë sulmeve të Hamasit të 7 tetorit 2023.

Hamasi pretendoi se të tre u vranë në një sulm izraelit në nëntor 2023, pa dhënë prova, shkruan më tej BBC.

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka marrë arkivolet e katër pengjeve në Izrael nga Gaza.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tani do t’i transferojnë ato në institutin e mjekësisë ligjore Abu Kabir në Jaffa për identifikim zyrtar.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *