Shkencëtarët kanë bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt njërit prej qëllimeve më të mëdha në mjekësi- testin e përgjithshëm të gjakut mbi kancerin.
Një ekip nga Universiteti ‘Johns Hopkins’ ka përdorur një metodë që zbulon tetë forma të përbashkëta të sëmundjes.
Vizioni i tyre është një provë vjetore e projektuar për të kapur kancerin shpejt dhe për të siguruar jetët. Ekspertët e Britanisë së Madhe thanë se kjo është “ jashtëzakonisht emocionuese”.
Megjithatë, një prej tyre tha se duhet më shumë punë për të vlerësuar efikasitetin e zbulimit në fazë të hershme të kancerit.
Tumoret çlirojnë gjurmë të vogla ndryhimi në ADN dhe në proteinat që bëjnë në drejtim të qarkullimit të gjakut.
Testi ‘CancerSEEK’ kërkon për mutacionet në 16 gene që rregullisht rrjedhin në kancer dhe tetë proteina që shpesh janë të lira.
Prova është ushtruar në 1,005 pacientë me kancer në vezore, mëlçi, stomak, pankreas, ezofag, kolonë, mushkëri ose në gjoks- por që akoma nuk është përhapur në inde të tjerë.
Mbi të gjitha, testi ka zbuluar 70% të kancereve.
Dr Cristian Tomasetti, nga Universiteti ‘Johns Hopkins Shkolla e Mjekësisë’ tha për BBC se: “Kjo fushë e zbulimit të hershëm është kritike, dhe rezultatet janë shumë emocionuese”
“Unë mendoj se kjo mund të ketë një impakt të paimagjinueshëm me vdekshmërinë nga kanceret”.
Veritas.com.a/