(FOTO: Arkiv)/
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD nuk ka pasur asnjë moment të kthimit pas porsa i përket qëllimit të realizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Lulzim Basha, kryetar i PD ka thënë:
‘Nuk jemi në këtë betejë për veten tonë, për interesat tona. Ose dialog të vërtetë që jep zgjidhje, ose pjesë e lojës dhe fasadës nuk bëhemi. Të pranosh truket, hiletë e qeverisë, s’do me thënë dialog, zgjidhje, apo kompromis, por menaxhim i opozitës.
Këtë nuk mund ta pranoj. Rëndësi ka vullneti, jo detajet. Ose garanci totale për votën, ose s’ka zgjidhje. Po shumica mendojnë se zgjedhje me Edi Ramën s’mund të bëhen”, ka thënë Lulzim Basha ndër të tjera.
/Veritas.com.al/