Presidenti i  Republikës ka reaguar pas lajmeve në media në lidhje me takimin e mundshëm mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Në një njoftim për mediat, Presidenti  thotë se nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për kohën e takimit.

“Institucioni i Presidentit te Republikës përgënjeshtron te gjitha lajmet qe përcillen si informacione me burim nga Presidenca për kohen dhe agjendën e takimit midis Kryeministrit dhe Liderit te Opozitës. Sqarojmë opinionin publik se nuk ka asnjë informacion te shpërndarë për median. Presidenti i Republikës vijon kontaktet dhe çdo vendim do ti behet me dije opinionit publik zyrtarisht dhe me transparence”, thuhet në komunikatën e Presidentit.

Disa media kanë shkruar se takimi do ‘të zhvillohej sot’ deri në mesnatë.

Veritas. com.al/